Një veturë e tipit "Renault" - Foto: Facebook

Ndërmarrja e Komunës së Prishtinës Blen Veturë 20 Mijë Euro

Telenovela me blerje të veturave luksoze po vazhdon. Karvanit të këtyre blerjeve nga institucionet dhe ndërmarrjet publike i bashkohet edhe Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” – Prishtinë.

Kjo ndërmarrje ka paguar 19 mijë e 750 euro për blerjen e veturës të tipit “Renault”.

Aksionar kryesor dhe i vetëm i kësaj ndërmarrjeje është Komuna e Prishtinës.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në fushatën për kryetar të kryeqytetit në vitin 2013 e kishte kritikuar luksin e udhëheqësve të Komunës, e cila në atë kohë drejtohej nga kryeministri aktual Isa Mustafa. Ahmeti madje kishte premtuar se veturën luksoze Audi Q7 do të shiste.

Atë veturë luksoze e ka hequr nga përdorimi por deri më tani nuk ka arritur ta shesë.

Ndërkohë që kryetari i Prishtinës kryen punët zyrtare me një veturë të thjeshtë, kompania publike “Stacioni i Autobusëve” e ka siguruar një veturë luksoze.

njoftimin e publikuar në KRPP është rekomanduar për kontratë kompania “Auto Mita” për blerjen e një veture zyrtare në vlerë prej 19 mijë e 750 euro.

Sipas njoftimit, për këtë blerje “Stacioni i Autobusëve” mjetet i kishte siguruar nga të hyrat vetanake, prej të cilave kishte parashikuar 20 mijë euro për blerje të veturës.

Udhëheqësi i prokurimit në këtë ndërmarrje, Fitim Vokrri, për “Gazetën Jeta në Kosovë” thotë se vetura do t’i shërbejë drejtorit por edhe administratës në përgjithësi.

Vetura është blerë për t’i shërbyer drejtorit, administratës në përgjithësi, por kryesisht drejtorit”, tha Vokrri.

Vokrri tha po ashtu se drejtor i kësaj ndërmarrjeje publike është Ylber Çitaku. Por, Çitaku ishte shkarkuar në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë që vendimin e bordit e kishte anuluar Inspektorati i Punës.

Fitim Vokrri më tej konfirmoi se vetura është e markës “Renault” e vitit 2016.

Së fundmi edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” shpenzoi rreth 24 mijë e 500 euro për veturë luksoze “Nissan”.

Ujësjellësi i Prizrenit Blen Xhip Luksoz për Drejtorin

Veturë luksoze të markës “Toyota Avenis” kishte blerë Komuna e Kllokotit në vlerë rreth 28 mijë euro.

http://kallxo.com/kllokoti-shpenzon-28-mije-euro-per-veture-luksoze/

Nën anën tjetër për riparimin e veturës luksoze “Range Rover” të kryetarit të Klinës Sokol Bashota janë shpenzuar së paku 10 mijë euro.

http://kallxo.com/10-mije-eurot-qe-rregulluan-range-rover-e-bashotes/

Por, blerjet e shtrenjta nuk u kufizuan vetëm me vetura, pasi institucionet dhe ndërmarrjet publike kanë blerë edhe gjësende tjera.

Ministria e Drejtësisë shpenzon mbi 4 mijë euro për blerjen e telefonave për kabinetin e ministres Dhurata Hoxha, me çmimin për copë prej 688 euro.

http://kallxo.com/mbi-4-mije-euro-telefona-per-kabinetin-e-ministres-hoxha/

Ministria e Integrimit  Evropian përveç “çadrave integruese”, për të cilat pagoi 17.5 euro për copë, bleu edhe telefon mobil në vlerë 850 euro.

http://kallxo.com/ministria-e-integrimit-evropian-blen-850-euro-telefon/

Në anën tjetër, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) zëvendësministrit Gjergj Dedaj i ka blerë telefon “Samsung S6” në vlerë prej 630 eurove

http://kallxo.com/ministria-e-integrimit-evropian-blen-850-euro-telefon/

Kompani Rajonale “Pastrimi” Sh.A ka shpenzuar 10 euro e 30 cent për një shishe Whisky Balantines  për bashkëpunëtorë dhe klientët e saj.

Viti që Trashi Luksin e Zyrtarëve me Paratë e Buxhetit