Skandal i korrupsionit në Shtime, inspektori dyshohet se mori 1 mijë euro mito

Policia ka dhënë detaje për shumën e parave të cilave inspektori i Komunës së Shtimes dyshohet se i ka kërkuar nga një qytetarë i kësaj komune.

Sipas njoftimit të policisë inspektori komunal ka kërkuar 1 mijë e 80 euro para nga ndërtuesi i një objekti.

19/02/2019

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ndaluar një zyrtar të Komunës së Shtimes.

Zyrtari është ndaluar nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari,  tha për KALLXO.com se i ndaluari është T.S., inspektor i ndërtimit në Komunën e Shtimes.

“Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore”, tha Jashari.

Sipas Prokurorisë së Ferizajt, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.