Ilustrim

Ndalohen ofertat fizike për tenderë të vlerave të mëdha

Një shtatori i këtij viti do të jetë data e fundit kur ofertat për tenderë  të vlerave të mëdha do të mund të dorëzohen në mënyrë fizike nëpër institucione.

Komisioni Rregullavit i Prokurimit Publik ka marrë vendim për dixhitalizimin e tërësishëm të procedurave prokuruese për tenderë të vlerave të mëdha ( mbi 250 mijë euro).

Sipas njoftimit të KRPP-së, të gjitha institucionet që do të hapin tenderë për shërbime, punë apo furnizim me produkte, duhet të kërkojnë që ofertat nga bizneset të bëhen në mënyrë elektronike.

“Të gjitha aktivitetet e prokurimeve me vlerë të madhe  të cilat do të  zhvillohen  nga Autoritetet kontraktuese  nga data 01.09.2018 (Njoftimet për Kontrate te cilat publikohen në ose pas kësaj date) do të jenë krejtësisht elektronike duke përfshirë edhe dorëzimin e ofertave (nuk do te ketë dorëzimi te ofertave fizike)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, urdhëri i njëjtë është dhënë për tenderë të çfarëdo vlere të kontraktuar nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, që nga data 5 korrik i këtij viti.

3 shtatori i këtij viti shënon datën kur fillon detyrimi ligjor për institucionet që të publikojnë të gjitha kontratat e lidhura me biznese për punë, shërbime apo furnizimet me produkte.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka miratuar Ndryshim/Plotësimin e Rregullores dhe Udhëzuesit Operativ të Prokurimit Publik  A 01, e cila parasheh transparencë të plotë mbi këto kontrata.

https://kallxo.com/zyrtare-hapen-te-gjitha-kontratat-e-institucioneve-me-biznese/