Foto: Ilustrim

Ndalohen dy shtetas të Shqipërisë për kontrabandë të kafshëve

Policia Kufitare ka njoftuar se njësitë policore afër brezit kufitar janë arrestuar dy të dyshuar shtetas të Shqipërisë, pasi që të njëjtit janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke kontrabanduar kafshë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshati Vërmicë në orën 13:00.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje kurse kafshët i janë kthyer pronarit të mëparshëm”, njofton Policia e Kosovës.