Ndalim Policor për Time Kadrijajn
Deputetes së Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, të ndaluar sot në mbrëmje nga Policia e Kosovës, i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i saj i caktuar sipas detyrës zyrtare, Naser Sopjani.
“Deputetes Kadrijaj i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nën dyshimin për armëmbajtje pa leje duke aluduar në gazin lotsjellës, edhe pse e njëjta e ka mohuar që ka poseduar gazin”, tha Sopjani.
Ai u shoreh se e mbrojtura e tij do ta pranonte veprën nëse do ta kishte kryer atë.
“Veprimet e deputetes kanë karakter politik dhe kombëtar dhe po që se ajo do ta bënte një veprim të tillë, nuk do ta mohonte”, tha Sopjani.
Sopjani tha se caktimi i kësaj mase për të mbrojturën e tij “është i pabazë”.