Ndalim policor ndaj biznesmenit që tentoi t'i vërë flakë vetes

Avdullah Bajra një biznesmen nga Kamenica është ndaluar për 48 orë në polici dhe i është ngritur kallëzim penal për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Kjo për shkak se sot në mëngjes, Bajraka tentuar t’i vë flakën vetes në një pronë të veten si protestë ndaj një vendimi të gjykatës e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën e tij.

Tentimet  Bajrës për ndezje të benzinës u dokumentuan në një video të postuar nga djali i tij.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tregoi për KALLXO.com lidhur me veprimet e organeve në këtë rast.

“Në fshatin Poliqkë në lagjen e quajtur “Bujnovc” afër fabrikës së Ujit “Kika “pronari i kësaj fabrike A. B., duke mos e respektuar vendimin e Gjykatës , lëshuar me datë 18.04.2018 nga Gjykata Themelore Gjilan … në shenjë revolte ndaj këtij aktvendimi i njëjti ka bllokuar rrugën me ngarkuesin e tij (Bager) me qëllim që të pengoj zhvillimet e punëve të investitorit të Kompanisë “ AIR Energji “ të cilët kishin për të vendosur disa lartëpërques të tensionit të lartë”, tha Hashani.

Hashani tregoi se në kallëzimin penal të ngritur ndaj Bajrës, ai dyshohet për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mospërfillje të vendimit të gjykatës.

“E po ashtu i njëjti ka marrë një kant me lëndë djegëse ( benzinë ) afërsisht katër litra ,duke e derdhur në afërsi të ngarkuesit ( bagerit) të tij dhe vetës dhe ka tentuar së paku dy herë me shkrepës që ta ndezë benzinën. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që ndaj të dyshuarit të bëhet kallxim penal për rastin : Shkaktim i Rrezikut të përgjithshëm dhe Mospërfillja e Gjykatës dhe se për të njëjtin ka caktuar masën e ndalimin 48 orë “, tha Hashani.

Biznesmeni  në një prononcim për KALLXO.com kishte thënë se kompania ka bërë bartjen e përçuesit të rrymës pa lejen e tyre.

“Është puna e një pronës që e kemi ne, një kompani turke e ka bërë shtrirjen e rrjetit përmes pronës sonë, pa lejen tonë. Gykata ka marrë vendim me i përkrahë ata edhe me i leju me vazhdu punimet”, tha Bajra për KALLXO.com.

http://kallxo.com/video-biznesmeni-nga-kamenica-tenton-ti-ve-flaken-vetes-nderhyn-policia/