Muri në veri

Ndalen Punimet të ‘Muri i Ibrit’

Lajmin për këtë vendim e konfirmoi për KALLXO.com, kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi.

“Pas konstatimit se janë shkelur ligjet e Republikës së Kosovës MMPH ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e punës në atë mur”, tha Halimi.

Muri ka filluar të ndërtohet në kohën kur ura kryesore mbi lumin Ibër është në proces ridizajnimi në pritje të 20 janarit kur planifikohet të lëshohet për qarkullim të plotë.

Më herët, Bashkimi Europian tha për KALLXO.com është duke mbajtur kontakte me palët për ta gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar.

http://kallxo.com/bashkimi-europian-komenton-murin-ne-mitrovicen-e-veriut/

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se ndërtimi mbi urë do të trajtohet sipas ligjit.

http://kallxo.com/isa-mustafa-muri-ne-veri-te-trajtohet-sipas-ligjit/