Ndahen 9 milionë euro për komunat që performuan mirë

Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal (MAPL) përmes komunikatës për media ka bërë të ditur se ka përzgjedhur 19 komuna përfituese për vitin 2019 nga granti i performancës.

Në komunikatë thuhet se fondi është 9 milionë euro dhe në kohëzgjatje për 4 vite.

“Fondi i përbashkët i bashkëfinancimit në total është 9 milion euro për 4 vite për periudhën 2018-2021”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të MAPL-së, 50% e fondeve për këtë grant janë fonde publike nga buxheti i MAPL-së dhe 50% janë fonde nga Qeveria Zvicerane që implementohen përmes SDC nga projekti DEMOS.

Tutje në komunikatë përmenden shumat e granteve të cilat I kanë fituar komunat përzgjedhëse për vitin 2019.

Komunat përfituese për vitin 2019 janë:

#Pejë – shuma e grantit 275,339.26 €,

#Prizren – shuma e grantit 265,854.00 €,

#Gjilan – shuma e grantit 257,750.08 €,

#Lipjan – shuma e grantit 190,926.58 €,

#Podujevë – shuma e grantit 165,145.05 €,

#Vushtrri – shuma e grantit 157,943.89 €,

#Gllogovc – shuma e grantit 142,650.72 €,

#Istog – shuma e grantit 128,287.91 €,

#Viti – shuma e grantit 112,255.43 €,

#Kaçanik – shuma e grantit 105,465.94 €,

#Skenderaj – shuma e grantit 93,461.57 €
#Shtime – shuma e grantit 83,179.89 €,

#Obiliq – shuma e grantit 65,216.12 €,

#Mitrovicë e Jugut – shuma e grantit 61,242.27 €,

#Junik – shuma e grantit 39,401.09 €,

#Hani i Elezit – shuma e grantit 36,937.47 €,

#Shtërpcë – shuma e grantit 26,412.82 €,

#Novobërdë – shuma e grantit 24,535.75 €,

#Mitrovicë e Veriut – shuma e grantit 17,994.15 €.