Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj - Foto: KALLXO.com

Nazim Sahiti nga sot me pozitë te re ne Policinë e Kosovës

Nazim Sahiti, i cili deri më tani ka mbajtur pozitën e drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës,  tani është emëruar në kuadër të Departamentit për Kufi.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale të shërbimit, drejtori i përgjithshëm e ka caktuar Major Nazim Sahitin në kuadër të Departamentit për Kufi”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë për KALLXO.com.

Sahiti ishte i përfshirë në sulmin ndaj ish drejtorit të Telekomit, Agron Mustafa.

Mustafa me 31 dhjetor në një konferencë për media kishte thënë se Sahiti së bashku me policin Avni Berisha i njohur si “Tarkani” e kishin sulmuar në mes të ditës, sipas tij pa ndonjë arsye.

Tutje, në deklaratën para prokurorisë, ish drejtori i Telekomit, Agron Mustafa kishte tërhequr akuzat për Nazim Sahitin duke i vënë fajin vetëm “Tarkanit”

https://kallxo.com/zyrtare-ipk-nuk-heton-nazim-sahitin-per-sulmin-ndaj-agron-mustafes/

Në pozitën e Drejtorit të Krimeve Ekonomike është emëruar sot Majori  Bashkim Spahiu.

KALLXO.com ka raportuar më herët për emërimin e Spahiut.

https://kallxo.com/rashit-qalaj-largon-nazim-sahitin-nga-krimet-ekonomike/