Më 16 qershor 1999, shqiptarët e Kosovës përshëndesin trupat gjermane të NATO-s në pikën kufitare të Morinës gjatë kthimit të tyre në shtëpi pas luftës. Foto: Wade Goddard

NATO kujton përvjetorin e fundit të bombardimeve ndaj forcave serbe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, deklaroi se bombardimet ndaj caqeve serbe ishin të domosdoshme dhe legjitime.

Sipas tij, historia ka treguar se bombardimet e para 20 viteve ishin për t’i dhënë fund dhunës dhe për t’ju mundësuar refugjatëve që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Stoltenberg gjithashtu shtoi se KFOR-i ka asistuar për një ambient më të sigurt në Kosovë për të gjithë pa dallim, përfshirë edhe serbët dhe komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë.

“E di që NATO ende shkakton debat në Serbi. Është shumë e vështirë për ata që kanë humbur më të dashurit. Çdo jetë e pafajshme që është humbur është një tragjedi dhe na vjen keq për këtë gjë”, deklaroi Stoltenberg, përcjell “Balkaneu”.