Nasim Haradinaj dhe Xhabir Zharku- Foto: Facebook

Nasim Haradinaj paralajmëron kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të UCK-së në Kosovë, Nasim Haradinaj, ka paralajmëruar kthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë.

Paralajmërimin Haradinaj e ka bërë përmes profilit të tij në “Facebook”.

Përveç mbishkrimit “Po vijmë Kosovë po vijmë !!! “Drejtësia” e Bamias u mposht !Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…!!”, duke aluduar në ish prokuroren e EULEX-it, maria bamieh, Haradinaj ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet së bashku me ish- kryetarin e Kaçanikut, Zhabir Zharkun.

Ish- kryetari i Kaçanikut, Zhabir Zharku, ishte gjetur fajtor për veprat penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje dhe ishte dënuar me 3 vjet burg por ai nuk e ka mbajtur dënimin meqë është arrtisur në Suedi.

Muajin e kaluar, Zharkut i është parashkruar dënimi me burg dhe tani ai është i lirë të vijë në Kosovë.

Më poshtë mund të gjeni linkun, ku mund të lexoni, rrugëtimin drejtë lirisë së ish- kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.

https://kallxo.com/rrugetimi-drejte-lirise-i-xhabir-zharkut/