ARKIV: Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Narkotik e thikë ushtarake në veturë, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë është arrestuar i dyshuari pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën e tij kanë gjetur narkotikë dhe thikë ushtarake.

Sipas raportit të Policisë, në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 0.59 gramë dhe një thikë ushtarake.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia.