Mytaher Haskuka (LVV). Foto: Kallxo.com

Mytaher Haskuka Fiton Prizrenin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka fituar më së shumti vota nga votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve të publikuara në QNR, pas numërimit të 7 kutive, Totaj ka fituar 452 vota, ndërsa rivali i tij nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka fituar 385 vota.

10 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme dhe asnjë nuk ishte e zbrazët.

Megjithatë, garën për të parin e Prizrenit gjithnjë sipas votave preliminare, e ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, me 25.894 vota, për dallim nga rivali i tij nga PDK, i cili ka marrë 25.632 vota.

Pra, Haskuka fiton me një epërsi prej 262 votash.

KALLXO.com transmetoi LIVE numërimin e votave.