Teatri Kombëtar i Kosovës - Foto: Atdhe Mulla

Myftari përgjigjet ndaj akuzave të bëra ndaj tij

Agon Myftari, udhëheqës artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, pas insistimit të Kallxo.com për të marrë një përgjigje rreth akuzave të bëra në adresë të tij, një ditë më parë nga në prej aktorëve të Ansamblit Rezident të Aktorëve të TKK-së, ka folur për Kallxo.com për akuzat e bëra ndaj tij.

Ai ka pohuar se nuk merret me statuse të rrjeteve sociale apo me zëra individual që, siç ka potencuar ai,  të cilët kanë për qëllim diskreditimin e tij, në forma të ulëta e për interesa të ngushta.

Myftari thënë se ka një organ të cilit i përgjigjet dhe i jep llogari për punën e tij, Këshillit Drejtues i TKK-se, më të cilin, ai ka thënë se deri tani ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe nga nuk ka vërejtje për punën tij.

Megjithëse Myftari nuk është përgjigjur rreth akuzave të bëra në adresë të tij, për plagjiaturë, sulm ndaj aktorit, apo mos përgjegjësi ndaj detyrave të tij si udhëheqës artistik, ka pohuar se nëse dikush ka pakënaqësi dhe dëshiron të zgjidhë ndonjë çështje, ekzistojnë rrugë dhe mekanizma institucional e ligjor ku mund t’i adresojë shqetësimet e veta.

“Por të tilla reagime nuk janë adresuar ku duhet me qëllim të përmirësimit eventual, por për qëllime të caktuara, për të përgatitur terren për njeriun që pretendon ta zërë pozitën të cilën do ta kem edhe për pak kohë, apo për të marre fokus e vëmendje mediatike, pra, për çështje spektakli”, ka potencuar ai.

https://kallxo.com/rikthehen-akuzat-per-plagjiature-ndaj-agon-myftarit-udheheqes-artistik-i-teatrit-kombetar/

.