Muzeu-Shumë Aktivitete në Ditën e Tij

Ata që e duan historinë, të shkuarën dhe gjërat antike, do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitetet për Ditën Ndërkombëtre të Muzeve.

“Muzeu 360 Shkallë” është motoja e Muzeut të Kosovës në këtë ditë.

Ky muze nga ora 9:00 e mëngjesit deri në orën 11:30 do të presë fëmijët e grup-moshës 4-6 vjet për të realizuar me ta dy programe edukative, kurse  fëmijët e moshave 7-9 vjeç do të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve nga ora 11:00-12:00.

Fëmijët do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e aktiviteteve “ABC për Trashëgiminë Kulturore” dhe “Lojërat e Gjyshërve Tanë” .

Muzeu ka vendosur që në këtë ditë të veçantë të shpërndajë mirënjohje edhe për shkollat të cilat kanë qenë pjesëmarrëse në programet edukative gjatë vitit në Muzeun e Kosovës si dhe për punëtorët e tij.

Vizitorët do të kenë mundësinë që të shohin përformanca të ndryshme nga ora 14:30-16:00, të realizuara nga nxënësit e shkollës së muzikës “PrenkJakova” dhe “ Misbah&Friends”.

Kurse orët e mbrëmjes Muzeu i Kosovës do t’ua dedikojë të rriturve duke filluar nga ora 20:00 me performancën nga studentët e Fakultetit të Arteve.

Gjithashtu do të bëhet hapja e ekspozitës së Filigranit “Katër Stinët” nga Arlinda Zylali, si dhe do të bëjnë muzikë grupet “lija e Ujit”, “ZanziBand”, “Asgjë Sikur Dielli” dhe Dj. Agnes.

Saktësisht një muaj më parë fëmijët në Muzeun e Kosovës mësuan për lojërat që dikur i luanin gjydhërit e tyre.

http://kallxo.com/femijet-e-prishtines-mesojne-per-lojerat-e-gjysherve/