Muzeu i Kosovës hap të premten ekspozitën për Skënderbeun

Muzeu i Kosovës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, hap të premten , më 16 nëntor 2018, ekspozitën me titull “Moti i Madh”.

Kjo ekspozitë përmban statute, replike, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, me anën e të cilave vizitorët njihen me momente nga jeta dhe betejat e Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ekspozita “Moti i Madh”, e cila pasqyron momente nga jeta dhe betejat e përfaqësuesi më konsekuent dhe më të shquar të elitës drejtuese shqiptare, organizohet në kuadër të festimeve që po mbahen për shënimin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.

Ekspozita do të jetë e hapur në Muzeun e Kosovës deri me 06 dhjetor 2018.