‘Mustaqoshi Larosh’ shfaqet nesër në Teatrin ‘Dodona’

Shfaqja ‘Mustaqoshi Larosh’ jepet nesër, e shtunë më 22 shtator 2019, në  Ora 12:00 dhe 13:00 në T. Q.P. “Dodona”.

E vënë në skenë sipas vargjeve të S.J. Marshak nga regjisorja Melihate Qena, shfaqja rrëfen për marrëdhëniet e një vajze të vogël dhe një maçok të saj.

Vajza kujdeset për maçokun por ai nuk i kupton këshillat e vajzës dhe vazhdimisht shkakton rrëmujë nëpër shtëpi. Koha kalon dhe vajza rritet dhe një ditë ajo duhet ta lërë lojën, t’i merr librat dhe të niset për në shkollë.

Në shfaqje luajnë: Roza Berisha-Fejzullahu dhe Avdi Azemi