Mustafa, Veseli e Thaçi në Grafit

Policia Rajonale e Pejës ka nisur hetimet për grafitin e vendosur në qendër të qytetit me figurat e tre liderëve të vendit , kryeministrit Isa Mustafa, zëvendësit të tij, Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Inglourios Basterdes“ është mbishkrimi i grafitit të  vendosur në rrugën “Isa Demaj”, në Pejë.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet hetuese të Stacionit Policor të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, tha për KALLXO.com së rasti është duke u hetuar. “Ekipet policore janë duke e hetuar rastin” ka thënë Ibraj.

Ndërkohë që nuk dihen autorët e grafitit as mesazhi që ka dashur të përcjell autori, “Inglourios Basterds” është emri i një filmi komedi të Quentin Tarantinos, i cili flet për një grup ushtarësh hebrenj të dërguar në Evropë për të vrarë sa më shumë ushtarë, sidomos udhëheqës të Rajhut të Tretë.

Graf9 Graf90 Grafit peeje Policia 1

Në lidhje me këtë grafit nuk ka reaguar ende asnjëri prej personazheve të portretizuar.

Ndërsa, rreth këtij grafiti ka reaguar në rrjetin social Facebook shefja e kabinetit të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

“Ose PDK kane nise me qit grafita shume cool, ose opozita jane injorante t’referencave ma bazike te Tarantinos. Inglorious Basterds were the awesomest good guys ever fighting the bad guys (Bastardët e Palavdishëm ishin disa djem nga më të mrekullueshmit që luftuan të këqinjtë),” ka shkruar Arlinda Ramadani.

Ky grafit vjen pas disa të tjerëve të vendosur në Prishtinë dhe një tjetri në Pejë. Në Prishtinë është “portretizuar” presidentja Atifete Jahjaga, grafit që nga grupe të shoqërisë civile është cilësuar si “seksist”, dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili krahasohet me protagonistin e filmit “Scarface” të vitit 1983, ku Montana luan rolin e liderit të mafies që kontrollon një pjesë të madhe të Amerikës.

http://kallxo.com/pas-jahjages-grafite-edhe-per-veselin/

Në Pejë është shfaqur një grafit tjetër, ku portretizohet një person duke varur veten në litar.