Mustafa: S’ka Para për Punëtorët e Fabrikës së Tubave

Mustafa moskompensimin nga buxheti i shtetit e përmendi në Kuvend, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së Mexhide Mjaku-Topalli.

“Ne do të kërkojmë përgjigje, ose Kuvendi i Kosovës që të shikojmë nëse mundemi që mjete të tilla t’i mbulojë buxheti i shtetit dhe unë mendoj që jo sepse do të futeshim në një cikël të gjatë,” tha Mustafa.

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj i kanë fituar të gjitha proceset gjyqësore në lidhje me largimin e tyre të padrejtë nga puna në vitet ’90, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka vendosur që atyre t’u jepen mbi 25 milionë euro si kompensim për këtë largim.

Mustafa tha se ky është një problem që po zgjat që shumë kohë.

 

“Çështja që po trajtohet është një çështje që ka kaluar një periudhë të gjatë dhe nuk është dhënë përgjigje. Sipas rregullativës ligjore çdo kompani që është privatizuar i ka mjetet e veta të ndara në mirëbesim, kjo do të thotë që mjetet që janë të ndarë nga shitja nuk janë ato që pretendojnë punëtorët dhe ka vendosur Gjykata Kushtetuta, por është çështje ligjore nëse mundet AKP ja t’i shfrytëzojë këto  mjete për këtë rast,” tha Mustafa.

Punëtorët e Fabrikës së Tubave që 30 muaj janë duke protestuar para ndërtesës së qeverisë.

Më 26 shkurt gjatë protestës së opozitës atyre iu mor nga policia tenda në të cilën mbanin grevën, ndërsa këta punëtorë grevën po e vazhdojnë nën qiell të hapur.

http://kallxo.com/live-zgjedhja-e-presidentit/

http://kallxo.com/grevistet-e-celikte-kerkojne-kthimin-e-tendes/