Mustafa reagon për fushatën e Veselit: Korrupsioni nuk luftohet nga ata që e kultivuan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një publikimi në Facebook ka thënë se partitë që kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund të qeverisin me Kosovën.

Po ashtu, Mustafa ka shkruar se këto parti nuk mund t’i luftojnë këto dukuri, por vetëm mund t’i reformojnë dhe riorganizojnë për nevoja të veta.

“Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paranë publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën”, ka shkruar Mustafa.

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot një grup bashkëluftëtarësh nga zona të ndryshme.

Ai ka kujtuar kohërat e luftës, ndërsa sipas Veselit me bashkëluftëtarët kanë biseduar për betejat e zhvillimit të vendit kurse ikjen e rinisë nga Kosova e ka cilësuar dështim.

Veseli në takim me bashkëluftëtarët ka ripërsëritur deklarimet e tij se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jenë prioritetet e tij.

Dje, në Ditën ndërkombëtare të Rinisë Veseli ka takuar disa të rinj nga Kosova që janë larguar nga vendi e aktualisht janë me pushime në vendlindje.

Në përshkrimin që Veseli u ka bërë të rinjve që i ka takuar shihet se ata janë larguar, madje duke i mbyllur bizneset e tyre, në kohën kur një ndër resorët kryesorë të qeverisë që merren me ekonominë, siç është ai i Zhvillimit Ekonomik, drejtohej nga këshilltari i tij aktual, Blerand Stavileci.

Kadri Veseli tenton ta mashtrojë rininë që emigroi gjatë qeverisjes së PDK-së