Pranmi i Raportit të Progresit | Foto: ZKM

Mustafa Pranon Raportin e Progresit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë ia dorëzoi sot Kryeministrit Mustafa Raportin e Progresit për Kosovën.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, pas pranimit të këtij raporti Mustafa e Apostolova biseduan në lidhje me përmbajtjen e tij.

“Gjatë takimit, po ashtu, u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në arritjen e synimeve të përbashkëta në rrugën eurointegruese të Kosovës,” thuhet në komunikatë.

Apostolova që sot gjatë ditës derisa mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë të konferencës së Brukselit të komisionarit Johannes Hahn në Qendrën Informative e Kulturore të BE-së, tha se Kosova ka përparuar, por ky përparim nuk mjafton për lëvizje të lirë të kosovarëve në Zonën Schengen.

http://kallxo.com/progres-qe-nuk-mjafton-per-liberalizim/

Raporti i Progresit kryesisht konstatoi vendnumërim të Kosovës në shumë fusha.

http://kallxo.com/raporti-progresit-sheh-vendnumerim-te-kosoves/