Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com

Mustafa: Pasqyrat Financiare të LDK-së do të Jenë Publike

Kërkesë shumë të qëlluar e ka quajtur kryeministri Isa Mustafa atë që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Ai, madje, kërkon edhe auditim.

Në një shënim në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa thotë se si kryetar i LDK-së ka kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të partisë të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar.

“Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë”, ka shkruar Mustafa.

Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente, ka shkruar Isa Mustafa.

Reagimi i kryeministrit vjen pas debatit të zhvilluar në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike, anëtarët e të cilit kërkuan nga Kryesia e Kuvendit ta trajtojëçështjen e auditimit të financave të subjekteve politike në Kosovë.

Kryetari i Komisionit Faton Topalli nga Vetëvendosje tha se subjektet politike duhet të auditohen meqë ato financohen dhe marrin buxhet nga Kuvendi i Kosovës.

Topalli përkujtoi se janë dy parti, Vetëvendosje e AAK, që kanë bërë publike raportet financiare.

http://kallxo.com/merr-udhe-auditimi-milionave-te-partive-politike/

Dorëzimi i raporteve financiare të partive politike ka qenë së fundmi një nga preokupimet kryesore të shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Të mërkurën ajo këtë çështje e kishte diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht kryetarin e partisë më të madhe në vend, PDK, Kadri Veselin.

http://kallxo.com/brenda-javes-emerohet-ministri-integrimit-evropian/

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, vitin e kaluar, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” kishte folur për auditimin e partive politike.

http://kallxo.com/auditori-nuk-preferon-auditimin-e-partive-politike/