Isa Mustafa

Mustafa paralajmëron ‘bashkërendim’ me VV-në e PSD-në për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka paralajmëruar se këtë javë bashkë me VV-në dhe PSD-në dhe do të flasin për rrëzimin e Qeverisë.

“Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Në anën tjetër, javën e kaluar, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj kishte bërë të ditur se me LDK-në kanë biseduar për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.