Isa Mustafa e Hashim Thaçi

Mustafa: Nuk ka Arsye që Thaçi të Mos Jetë President

E kjo marrëveshje parasheh që pranvera e vitit të ardhshëm ta gjejë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi, në krye të shtetit, në pozitën e Presidentit të Kosovës.

Pavarësisht disa zërave kundër nga partia e Isa Mustafës, LDK, ky i fundit sot u shpreh i prerë.

“Zotohem që marrëveshja do të respektohet tërësisht nuk ka asnjë arsye që zotëri Thaçi të mos jetë President sepse ne do të sigurojmë votën ashtu si jemi zotuar në marrëveshje”, tha Mustafa.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Mustafa tha se të gjitha kriteret janë përmbushur.

“Në vlerësimet që janë dhënë në shtator kemi pasur 8 krietere të paplotësuara nga 95 nga shtatori deri para dy javë kam pasur kontakte të përditshme me përfaqësues të cilat kanë pasur të përmbushin rekomandime. Do ta kem edhe një takim me këta përfaqësues të institucioneve dhe do ta vlerësojmë çfarë ka mbet dhe deri në fund të vitit cdo gjë do të jetë në rreguull”, tha Mustafa.

Mustafa tha se deri më tani nuk është raportuar për asnjë rast të korrupsionit në ndonjë ministri ndërsa e ftoi opozitën që nëse janë në dijeni për raste të tilla t’i lajmërojnë.