Isa Mustafa

Mustafa – Nitajt: Kushtetuesja s’mbaron me vezë por me vendime

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deputeti të AAK-së, Muharrem Nitaj pasi që ky i fundit në një deklaratë për media tha se edhe Mustafa e kishte shkelur Kushtetutën në mandatin e tij.

Nitaj kishte thënë se “pula e kojshisë gjithmonë venë e bën më të madhe”.

E për këtë ka reaguar, Mustafa i cili e ka quajtur të turpshme krahasimin e Nitajt të Gjykatës Kushtetuese me vezët.

“Është e turpshme kur një deputet i Kuvendit të Kosovës e krahason një vendim të Gjykatës Kushtetuese me vezët e vogla dhe të mëdha. Në këtë nivel ka rënë deputeti ynë dhe në këtë nivel ka katandisur përgjegjësia dhe ndërgjegja jonë shtetërore”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Tutje Mustafa i tha Nitajt se me asnjë shkronjë Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar se ai e ka shkelur Kushtetutën në vitin 2014 kur është zgjedhur Kryetar i Kuvendit dhe rastin e themelimit të Asociacionit.

“Por, unë e kam respektuar vendimin e Gjykatës për procedurat, dhe ditën që është publikuar e kam braktisur zyrën e Kryetarit të Kuvendit.  Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar në asnjë pikë se është shkelur Kushtetuta me Marrëveshjen për kriteret për Asociacionin në vitin 2015, sepse marrëveshja nuk ka qenë akt juridik, por ka dhënë vërejtje për frymën kushtetuese, dhe ka konstatuar se Asociaioni duhet të themelohet sipas Marrëveshjes së parë të vitit 2013, të nënshkruar nga ThaçI dhe të ratifikuar nga Kuvendi”, tha Mustafa.

Mustafa tha se Gjykata Kushtetuese nuk mbaron me vezë por me vendime.

“Prandaj, Gjykata kushtetuese nuk mbaron vezë, në logjikën e deputetit tonë, por sjell vendime. Dhe shkelësit, përfshirë edhe deputetët që kanë votuar Ligj në kundërshtim me Kushtetutën duhet ta ndien veten përgjegjës. Ndryshe, tallen me vetëveten, tallen me shtetin e Kosovës që e kanë mbërthyer deri në fyt me krim dhe korrupsion”, ka shkruar në fund ai.

https://kallxo.com/mustafa-shkelesit-e-kushtetutes-te-japin-doreheqje/