Mustafa Ngushëllon Brukselin

Kryeministri Isa Mustafa  shprehu ngushëllime për viktimat e sulmeve që ndodhën sot në Bruksel.

“Duke shprehur dhimbjen e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për viktimat njerëzore të këtij akti të rëndë terrorist, shpreh solidaritetin me familjet e viktimave dhe Qeverinë e Belgjikës, në këto momente të vështira,” thuhet në ngushëllimin e Mustafës.

Sipas Kryeministrit Mustafa  sulmet e njëpasnjëshme terroriste që po shkaktojnë viktima në njerëz, dëshmojnë nevojën e bashkimit të botës demokratike kundër të keqes dhe akteve terroriste të drejtuara kundër rendit demokratik.

Mustafa shprehet se Qeveria e Kosovës është në gjendje gatishmërie për ta vazhduar luftën kundër terrorizmit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkushtimin e saj në luftën e përbashkët me forcat demokratike kundër terrorizmit. Ne jemi të përkushtuar dhe do të bashkëpunojmë me botën demokratike në luftimin e akteve të drejtuara kundër jetës së qytetarëve të lirë dhe demokracisë kudo në botë,” vijon reagimi i MUstafës ndaj sulmeve.

Së paku 13 persona janë vrarë sot nga tri sulme në Bruksel.

http://kallxo.com/brukseli-tronditet-nga-shperthimet-e-njepasnjeshme/