Isa Mustafa - Kuvendi Zgjedhor i LDK-së - 03.08.2019

Mustafa në Kuvendin Zgjedhor: Duam politika të bashkimit dhe jo të ndarjes

Isa Mustafa, kreu aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fjalën e tij hyrëse në Kuvendin e IX-të Zgjedhor ka deklaruar se ka ardhur koha që të marrin përgjegjësi për Kosovën.

“Ne përfunduam një sistem zgjedhor dhe dolëm mirë. Jemi shpresë plotë që LDK po shfaq energji e veprim politik të koordinuar mirë”, tha Mustafa.

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 3 août 2019

“Vlerësoj se ka ardhur koha që të marrim përgjegjësi për Kosovën. Ka ardhë koha për ta ndalur qeverisjen e keqe që e pat Kosova e për t’i ndalur skandalet që i pat Kosova për 2 vite njëri pas tjetrit”, tha tuje Mustafa, duke shtuar se “Ne duam politika të bashkimit dhe jo të ndarjes”.

“Delegatë të nderuar, unë qëndroj para jush gati 1 dekadë si kryetar i LDK-së. Qëndroj këtu për t`i dhënë LDK-së mbështetjen time të pakursyer, për të iu thënë se unë jam edhe më optimist për të ardhmen e Kosovës. Unë si kryetar i LDK-së bashkë me ju dhe të tjerët arritëm që ta qeverisim për herë të parë Kosovën, pa korrupsion e pa keqpërdorime”, ka thënë ai.

Kur Isa Mustafa përmendi emrin e Ibrahim Rugovës, të gjithë delegatët duartrokiten për disa sekonda.

“Gjatë procesit zgjedhor na ndodhën disa incidente të vogla të cilat i menaxhuam shumë mirë. LDK është parti e njerëzve të mençur, intelektualë, brezit të ri e të vjetër. Do të dështojnë të gjithë ata që provokojnë”, tha ai.

Mustafa tha se “Rivalëve tanë politik iu themi nga këtu – Shihemi nesër në zgjedhje”.

“Na pret punë e madhe për një fitore të madhe. Jam i bindur se ky kuvend e nga ky kuvend do të dalim më të fortë e më të bashkuar. Ta përfundojmë këtë Kuvend në mënyrë solemne dhe festive”, tha në fund Mustafa.

Në anën tjetër ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së Fatmir Sejdiu, para fillimit të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së nuk ka përjashtuar mundësinë e kandidimit të tij për të udhëhequr sërish me LDK-në.

I pyetur nëse do jetë kandidat, Sejdiu ka thënë se gëzon mbështetje te simpatizantët dhe anëtarësia e LDK-së, por që sipas tij Kuvendi i Përgjithshëm i LDK-së është organi më i lartë i cili merr vendimet.

“Unë e kam shprehur gatishmërinë time pa numra, pa e llogarit numrin. Sepse vota është e lirë, vota është e njerëzve që e dedikojnë, prandaj s`dua as të imponojë, as të kemi thjeshtë iluzione apo ideale të caktuara. Ajo varet nga vet delegatët. Unë besoj që kam mbështetje të rëndësishme në qytetarët e vendit. Absolutisht flas në simpatizantët dhe anëtarët e LDK-së. Dhe mendoj se këta njerëz që më prezantojnë duhet të prezantojnë vullnetin e tyre”, ka thënë Sejdiu.

Haziri: Deri nesër në ora 10-të kureshtja për kandidatin për kryetar nuk do të shuhet

.