Mustafa Kërkon Reformim më të Shpejtë të Administratës

Kryeministri Mustafa kërkoi më shumë punë për reformën e administratës publike.

“Jemi zotuar se në një afat të arsyeshëm kohor do ta kompletojmë Kornizën Strategjike për tri shtyllat kyçe që kanë të bëjnë me reformën e administratës publike”, tha Mustafa në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.

Ai përmendi edhe progresit e shënuara në këtë fushë.

“Mund të themi se është miratuar Strategjia për Digjitalizimin e Administratës Publike, Strategjia për Koordinimin e Politikave si dhe Strategjia për Rregullimin e Mirë, ndërsa presim që në mesin e vitit të ardhshëm ta miratojmë Strategjinë për Menaxhimin e financave Publike,” tha Kryeministri Mustafa.

Mustafa bëri të ditur se kjo reformë lidhet me qeverisjen e mirë por edhe me procesin e integrimeve evropiane.

Edhe Raporti i Progresit për vitin 2015 rreth administratës publike njohu përparimet e Kosovës në kornizën ligjore dhe atë strategjike, por llogaridhënia dhe efiçienca vlerësoi se duhen përmirësuar.

Ministri i Administratës Publike, njëherësh kryesues i Këshillit Ministror, Mahir Yagcilar beson se ngritja e intensitetit të punës nuk do të mungojë në zbatimin e reformës së administratës.

“Qeveria tashmë ka aprovuar pothuajse tërë Kornizën Strategjike për Reformën e Administratës Publike dhe jemi ne hartim e sipër të Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike,” deklaroi Yagcilar.