Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës. I Foto: KALLXO.com

Mustafa: Hadi Shehu Lë Zbrazëti të Madhe në Jetën Artistike

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Shehu dhe qytetarët e Kosovës, pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Hadi Shehu.

“Hadi Shehu ishte një artist i madh i skenës kosovare, humbja e të cilit do të lërë zbraztësi të madhe për familjen, për miqtë, për teatrin dhe filmin, si dhe për jetën artistike e kulturore të Kosovës në përgjithësi”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Hadi Shehu do të përkujtohet gjithnjë për pasurinë e madhe artistike që i ka lënë Kosovës, gjatë punës së tij prej disa dekadash, thekson po ashtu kryeministri.

Sot gjatë ditës familjen Shehu dhe komunitetin artistik e ka ngushëlluar edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Aktori i madh i teatrit dhe filmave ka vdekur sot në moshën 68-vjeçare.

http://kallxo.com/shuhet-aktori-madh-hadi-shehu/