Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, uroi myftiun Naim Tërnava për festën e Fitër Bajramit - Foto: ZKM

Mustafa: Festa e Bajramit na Bashkon në të Gjitha Aspektet

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, Mustafa uroi myftiun Tërnava, duke theksuar se kjo festë e rëndësishme, gjithmonë na bën bashkë të gjithëve.

“Është një festë e cila të gjithëve na bashkon jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendësisht që të shkojmë bashkërisht përpara, që të zgjidhim të gjitha problemet bashkërisht, në të mirë të qytetarëve tanë dhe synimeve tona që të jetojmë më mirë, që të respektojmë vlerat themelore  të një shoqërie, që të punojmë për paqe, të punojmë për stabilitet, të punojmë për një Kosovë për të gjithë qytetarët tanë”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Sipas komunikatës, kryeministri Mustafa ka shprehur konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, për punën e bërë në unitetin e qytetarëve tanë, por edhe në rritjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë.

http://kallxo.com/ternava-dashakeqet-mbollen-urrejtje-por-ka-nje-rruge/