Arkiv: Isa Mustafa ne konference per media Foto KALLXO.com

Mustafa: Dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por me ikjen e kësaj Qeverie

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë të Kosovës, të cilët po kërkojnë ose paralajmërojnë kushtëzimin e dialogut me Serbinë me liberalizimin e vizave nga vendet europiane.

Mustafa thotë se dialogu nuk kushtëzohet me liberalizimin e vizave, por me ikjen e kësaj Qeverie si dhe ndërprerjen e menjëhershme të fushatës së shtetit serb për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

“Deri sa Serbia zhvillon fushatë të tillë, dialogu është i shantazhuar, prandaj BE duhet paraprakisht ta ndalë Serbinë nga kjo fushatë e ndyrë”, ka thënë Isa Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Për liberalizimin, edhe zogjtë e maleve, siç thotë populli, e dinë se kush e pengoi. Ne duhet ti lusim vendet e BE-së që ato të mos sillen ndaj këtij procesi ashtu si u sollën disa parti dhe disa deputet tanë”, ka theksuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë, nëse nuk liberalizohen sa më parë vizat për qytetarët e Kosovës.

https://kallxo.com/hoxhaj-nese-nuk-liberalizohen-vizat-do-ta-kushtezojme-dialogun/

www.kallxo.com