Mustafa i Ashpër Rreth Idesë për ‘Asociacion Paralel’ të Komunave
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Asociacioni i Komunave të do të formohen, por kjo do të bëhet konform ligjeve dhe vullnetit të qytetarëve të vendit.
Reagimi i Mustafës vjen pak ditë pasi Oliver Ivanoviq, një lider i serbëve të Kosovës, i dënuar për krime të luftës ndaj shqiptarëve civilë, tha se serbët duhet ta themelojnë Asociacionin e Komunave pa u pyetur institucionet e Prishtinës.
Mustafa shtoi se edhe asociacioni do të formohet, por duke zbatuar Kushtetutën në parimin e multietnicitetit.
“Vendimet që nuk është në harmoni me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës nuk do të ekzekutohen në territorin e Kosovës. Askush nuk mund të themelojë Asociacion në mënyrë të njëanshme. I kemi marrëveshjet në Bruksel dhe ndihmesën shumë të madhe të Gjykatës Kushtetuese e cila e ka vizatuar se si duhet të themelohet Asociacioni. Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të brengoset për atë punë”, tha Mustafa
Askush nuk mund të themelojë asociacion njëanshëm. Gjykata e ka vizatuar se si duhet të themelohet asociacioni. Jashtë asaj, ata mund të bëjnë çka të donë, as komuniteti ndërkombëtar nuk ka çka brengoset për atë punë,” tha ai.
Edhe Veseli mohoi mundësinë që të realizohet një ide e tillë.
“Do të vazhdojmë me kryerjen e oblig8imeve tona ndërkombëtare pa e cenuar sovranitetin dhe pa e shkelur kushtetutën. Çdo veprim që do ta bëjmë për Asociacionin e Komunae, do të jetë vetëm në interesin e vendit, por në asnjë mënyrë nuk do të lëshojmë pe dhe të krijojmë koncesione për një shtet fqi. E njëjta vlen edhe për demarkacionin”, tha Veseli.
Në konferencë të jashtëzakonshme për media, Veseli së bashku me partnerin e tij nga LDK, Isa Mustafa, dhanë edhe dy emrat e rinj në qeveri, të cilët u lanë bosh nga ikja e Hashim Thaçit prej qeverisë.
Për demarkacionin me Malin e Zi, kryeparlamentari Veseli tha se do të ndodhë ratifikimi, por në përputhje me vullnetin e popullit.
“Nuk do të ketë vendim në Kuvend për demarkacionin kundër qytetarëve të Kosovës,” tha ai.
Në plotësimet që i janë bërë qeverisë, Hajredin Kuçi është emëruar Zëvendës kryeministër i Parë. Ai në të njëjtën kohë do ta mbajë edhe pozitën aktuale të ministrit të Drejtësisë.
Ndërsa ministër i jashtëm është emëruar Enver Hoxhaj.
Emërimet vijnë më shumë se dy muaj pasi këto pozite mbetën të zbrazta pas zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e Presidentit.
Por në emërime nuk figuron emri i Gani Kocit, i cili ishte përfolur një kohë të gjatë për postin e ministrit të Drejtësisë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk kanë pasur shpërfillje të ndonjë propozimi të PDK-së dhe se si partner të koalicionit nuk kanë pasur propozim për këtë pozitë.
“Nuk kemi pasur kurrfarë shpërfillje. Nuk kemi pasur kandidat të PDK-së për ministër të drejtësisë. Si KM dhe si partner i koalicionit nuk kemi pasur propozim, ne nuk i shpërfillim propozimet e partnerit,” tha Mustafa.
Të njëjtën e tha edhe Veseli.
“Nuk ka pasur shpërfillje të vendimit të kryesisë së PDK. Dega në Skenderaj dhe Drenas mendoj se do të përforcohen më shumë dhe ata do të kenë përfaqësim dinjitoz në qeveri duke respektuar kriteret profesionale”, tha ai.