Musliu: Me ushtrinë e Kosovës finalizohet misioni i dëshmorëve

 

Deputetja e nga PDK, Ganimete Musliu, së bashku më rininë demokratikë në Skenderaj ka vendosur që të vizitoj ne Kompleksin memorial te Heronjve ne Marine për ndere te 20 vjetorit te rënies se Mujë Krasniqit dhe 40 Dëshmorëve të Kombit.

Sipas saj pikërisht sot në ditën që do të votohet për shndërrimin e FSK-së në ushtri duhet të kujtohen dëshmorët.

“Për vendimin historik që do të marrim sot për bërjen e Ushtrisë së Kosovës përkulemi gjithmonë falënderues e mirënjohës para dëshmorëve e heronjve të kombit. Bashkë me Rininë Demokratike në Skenderajn sot nisem ditën në Kompleksin memorial të Heronjve në Marinë për nderë të 20 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të Kombit. Me Ushtrinë e Kosovës, finalizohet misioni i tyre në këtë 20 vjetor. Urime Kosovë! Lavdi Dëshmoreve te Kombit!” ka shkruar Musliu në Facebook.