Mungon prokurori, nuk jepet fjala përfundimtare në gjykimin e ish-komandantit të Policisë

Për sot ishte paraparë të jepej fjala përfundimtare e palëve në gjykimin e ish-komandantit të stacionit policor në Novobërdë,  Shukri Aliu, i akuzuar për marrje ryshfeti dhe moslajmërim të veprës penale.

Seanca nuk u mbajt për shkak se mungoi prokurori i shtetit Arben Kadriu.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi gjyqtari Naser Maliqi.

Sipas gjyqtarit, prokurori në fjalë gjatë ditës ka lajmëruar Gjykatën që ka një udhëtim jashtë vendit dhe nuk do të jetë prezent në seancën e sotme.

Për këtë mosmbajtjen e seancës, gjyqtari Maliqi tha se janë njoftuar me kohë edhe palët tjera.

I akuzuar në këtë proces është ish-komandanti i Policisë në Novobërdë, Shukri Aliu.

Ai akuzohet për dy vepra penale: marrje ryshfeti dhe moslajmërim i veprës penale.

Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast:

https://kallxo.com/i-akuzuar-per-ryshfet-dhe-moslajmerim-te-vepres-penale-ish-komandanti-i-policise-nuk-e-pranon-fajesine/

www.kallxo.com