Ilustrim - Gjykata e Gjakovës
Mungon i akuzuari shtyhet seanca e gjykimit për sulm
Seanca gjyqësore në gjykimin për veprën penale të sulmit, është shtyer për shkak të mungesës së të akuzuarit.
I akuzuari Roland Idrizi, nuk ishte prezent para gjykatësit Mentor Bajraktari, për t`u përgjigjur për veprën që i ngarkohet.
Gjykatësi Bajraktari tha se kishte lëshuar urdhëresë për sjelljen me forcë të të akuzuarit nga Stacioni Policor i Pejës, mirëpo është njoftuar se i njëjti gjendet jashtë shtetit.
Prokuroria pretendon se i akuzuari Roland Idrizi, duke përdorur forcën kishte sulmuar të dëmtuarin Armend Gjoshi.
Në gjykimin e sotëm ishte prezent edhe përfaqësuesja e aktakuzës, prokurorja Dëshire Jusaj.
Ndërsa i dëmtuari Armend Gjoshi, nuk kishte dhënë arsyetim për mungesën e tij para gjykatës.
Sipas aktakuzës, në Gusht të vitit të kaluar pas një mosmarrëveshje lidhur me mospajtimin e tyre me shitjen e disa biletave të udhëtarëve të kompanisë së të dëmtuarit Gjoshi, i akuzuari Idrizi e godet me grusht në fytyrë të dëmtuarin Gjoshi.