Mungesë e shamponëve dhe letrave higjienike në QKUK

KALLXO.com mëson se Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është duke u përballur me mungesë të gjërave elementare për mbajtjen e higjienës, shamponëve dhe letrave higjienike.

Sipas burimeve të KALLXO.com, mungesa është që disa ditë ndërsa Zyra për Informim thotë se kjo vjen si pasojë e shpenzimeve të mëdha.

“Ka shpenzime enorme dhe pa kontroll në dhomat dhe toaletet që shfrytëzohen nga pacientët dhe ķjo mund të jetë arsyeje e mungesave të herë pas hershme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas Zyrës për Informim, bazuar në raportet e furnizimit nga menaxheri i kontratës, Klinika e Gjinekologjisë është furnizuar me sasi sipas kërkesës me letër higjienike dhe shampon për nevoja të stafit.

Për mungesë të materialeve specifike në QKUK , KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi

https://kallxo.com/mungese-e-manteleve-sterile-ne-qkuk