Foto: RTV 21

Mungesa e Rrymës i Lë në Terr Prokurorët

Prokurorët kanë mbetur në terr pasi është ndërprerë energjia elektrike në Konferencën Vjetore të tyre.

Problemet me mikrofon filluan derisa fliste Enver Peci, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës.

Ai bashkë me mysafirët priten rreth 30 minuta, por mikrofoni nuk u rregullua.

Pas kësaj u ndërpre edhe energjia elektrike, ndërsa gjeneratori ndezi vetëm dritat, e jo elementet përcejllëse të konferencës.

Në këtë konferencë deri në momentin kur fliste Peci, fjalën e tyre e kishin përfunduar edhe Aleksandër Lumezi dhe Blerim Isufaj.

Në Konferencën Vjetore të Prokurorëve pritet të flasin edhe Greg Delawie, ambasador i SHBA-së në Prishtinë, Jean Hubert-Lebet, ambasador i Zvicrës në Kosovë, Claudio Pala, Kryeprokuror – EULEX dhe Julia Jacoby, shefe e ekipit për sundim të ligjit zyra e BE-së në Prishtinë.