Rruga “Rasim Kiqina’ në Skenderaj, pa ndriçim

Mungesa e ndriçimit publik problem për banorët e Skenderajt

Banorët në rrugën “Rasim Kiqina’ në Skenderaj po përballen me mungesën e ndriçimit publik.

Sipas një qytetari që ka shprehur shqetësimin në KALLXO.com, mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të qytetit po ngjall frikë të kalimtarët gjatë natës.

KALLXO.com ka kontaktuar me komunën e Skenderajt, dhe sipas tyre ndriçimi publik i qytetit është në projekt  dhe se shumë shpejtë pritet të nisin procedurat e tenderimit.

“Ju njoftojmë se Komuna e Skenderajt, e cila vetëm pak ditë më parë ka miratuar buxhetin për vitin 2019, në të cilin ka paraparë investime në rrjetin e ndriçimit publik. Pra, tashmë ndriçimi publik i qytetit është në projekt dhe shumë shpejt do të nisin procedurat e tenderimit për ndriçimin publik të qytetit të Skenderajt”, thuhet në përgjigjet e komunës së Skenderajt.