Bali Muharremaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muharremaj tregon se kur rregullohen urat

Qytetarët janë ankuar edhe për rrugën dhe urën në fshatin Gelancë të Suharekës. Kalimi mbi këtë urë paraqet rrezik për banorët e fshatit e sidomos për fëmijët.

Përballë Jeta Xharrë, Muharremaj tregoi se kur pritet të rregullohen urat.

“Momentalisht deri tash i kemi kryer trembëdhjetë ura, i kem në projekt edhe katër. Në qoftëse është rrethoja, deri në vitin e ardhshëm kur të vijmë në fushatë i ke 20 ura komplet me infrastrukturë që duhet m`u kanë”, tha Muharremaj.

 

Asamblisti nga radhët e PDK-së, Jeton Rrakaqi, ia kujtoi kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, premtimet lidhur me punësimet që do të bëhen në Suharekë në mandatin e tij.

Rrakaqi tregoi edhe letrën me premtimet e kryetarit për punisimet.

“E maj një letër në xhep që tri vjet, kryetari i komunës edhe shkruan këtu mbanë në xhep, thotë ju betohem, ndryshimi ka filluar. Thotë ju betohem 500 vende pune – ekonomi biznesi, 400 vende pune – shëndetësi shërbime sociale, 300 vende pune – bujqësi dhe pylltari, 100 vende pune – arsim, 100 vende pune – administratë. Mbaje në xhep për katër vjet. A me mbajt hala në xhep a jo?”, pyet Rrakaqi.

Në anën tjetër Muharremaj tregoi se sa janë punësuar prej marrjes së mandatit deri më tash mbi 1000 vende pune.

“Kan hy mbi 1,150 vende pune, janë hap 535 biznese, kam marrë informata të sakta nga ATK, deri tash, deri në këtë moment janë punësuar 1,115”, tha Muharremaj.

Jeta Xharra tregoi se në muajin shtator të vitit 2019, KALLXO.com raportoi se Blerim Kuçi i AAK-së kishte fituar tender në vlerë prej 1.7 milion eurove nga komuna e kryetarit Bali Muharremaj që vie nga i njëjti subjekti politik. Gtjithashtu Kuçi kishte fituar edhe tenderin tjerët prej 70 mijë eurosh, për punët shtesë në këtë shesh mbi 79 mijë eurove.

Lidhur me këtë kryetari Muharremaj thotë se ai nuk ia ka dhënë tenderin kompanisë së bashkëpartiakut, por ligji.

“Në rend të parë unë s`ia kam dhanë tenderin Blerim Kuçit, ia ka nda Ligji që është në fuqi. Planifikimi u kon dy milionë euro, mirëpo kompania e cila ka bërë projektimin ka harrue me qitë kanalizimin”, deklaroi Muharemaj.

Të pranishëm në këtë debat janë edhe asamblistë: Jeton Rrakaqi nga PDK, Aziz Bytyqi nga AAK, Nexhat Ramadani nga LDK, Dukagjin Palushi asamblist i pavarur, Bashkim Ndrecaj po ashtu asamblist i pavarur, si dhe përmes ZOOM-it pjesë e debatit do të jenë Herolind Bytyqi gazetar dhe Brahim Curri nga LDK.