Bali Muharremaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Muharremaj tregon për vonesat në ndërtimin e shtëpisë së kulturës 'Ukë Bytyqi' në Suharekë

Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës është i ftuar në debatin e sontëm ‘Jeta në Komunë’, përballë gazetares Jeta Xharra.

Temë tjetër që u shtrua në këtë debat është ndërtimi i shtëpisë së kulturës, “Ukë Bytyqi”, në Suharekë. Për këtë çështje në debat u tha se kryetari Muharremaj kontraktoi kompaninë më të shtrenjtë.

Në anën tjerë, Muharremaj tregoi pse pati vonesa.

“Në rend të parë, kur e kam marr detyrën kompania u kanë e kontraktuar, për ndërtimin e shtëpisë së kulturës, e shtëpia e kulturës ka filluar në shtator të vitit 2017, me nja tri dërrasa”, tha kreu i komunës Muharremaj.

Ai më tej shtoi se “Kompania nuk e ka këqyr mirë projektin, e ka larguar dheun e podrumit po nuk e zënë projektin, kështu që jemi detyruar me i marr edhe 6 ari në oborrin e shtëpisë së Felbahut”.

Muharremaj tutje tha se kompania është paditur dhe i është marrë puna ndërsa është kontraktu një kompani tjetër.

 

Të pranishëm në këtë debat janë edhe asamblistë: Jeton Rrakaqi nga PDK, Aziz Bytyqi nga AAK, Nexhat Ramadani nga LDK, Dukagjin Palushi asamblist i pavarur, Bashkim Ndrecaj po ashtu asamblist i pavarur, si dhe përmes ZOOM-it pjesë e debatit do të jenë Herolind Bytyqi gazetar dhe Brahim Curri nga LDK.