Mufail Limani

Mufail Limani caktohet Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) në mbledhjen e mbajtur më 22.01.2019, caktoi Mufail Limanin Ushtrues Detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

“Një vendim të tillë, Bordi i RTK-së e ka marrë duke u bazuar në kompetencat e tij të përcaktuara me Ligjin dhe Statutin e RTK-së. Limani do ta ushtrojë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm duke filluar nga data 28.01.2019, pasi drejtorit aktual, Mentor Shala, i skadon mandati më 27 janar 2018”, transmeton RTK.

“Këtë funksion, Limani do ta ushtrojë deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të RTK-së, por jo më shumë se gjashtë muaj, ashtu siç është e përcaktuar me Statutin e RTK-së”, thuhet ne njoftimin Bordit të RTK-së

Mufail Limani deri më tani ka ushtruar pozitën e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.