BIK

Muaji i Ramazanit fillon javën tjetër, BIK-u uron besimtarët myslimanë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se në Kosovë se Muaji i Ramazanit fillon me datën 6 maj 2019.

“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”, thuhet në komunikatën e BIK-ut.

Bashkësia Islame e Kosovës ka uruar besimtarët myslimanë duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.