MPJ dënon sulmin terrorist në Zelandën e Re

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas sulmeve terroriste të cilat kanë ndodhur në dy xhami në Zelandën e Re, ku mbetën të vdekur 49 persona.

“Ministria e Punëve të Jashtme e dënon në mënyrën më të ashpër sulmin trishtues terrorist, që ndodhi të premten në dy xhami në Zelandën e Re, dhe i cili la të vdekur dhjetëra persona”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, që humbën më të dashurit e tyre  duke e quajtur  sulm i ulët dhe qyqar, duke thënë se  qëndrojnë pranë popullit dhe Institucioneve të shtetit mik “në njërën nga ditët më të zeza të Zelandës së Re”, siç u vlerësua edhe nga vet Kryeministrja e këtij shteti, Jacinda Ardern.

“Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i bashkuar dhe i vendosur në luftën e përbashkët kundër së keqes, dhe nuk duhet të lejohet që sulmet terroriste, të krijojë ndarje, ndjellë frikë apo nxisin urrejtje brenda shoqërive dhe komuniteteve ku jetojmë”, thuhet në reagim.

Dyzetenëntë persona të vdekur nga sulmet në dy xhami në Zelandën e Re