MPB tregon se çfarë ndodhi sot në veri

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për media ka dhënë pasqyrën e asaj çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në veri të vendit.

Sipas MPB-së-së i gjithë operacioni është bazuar në dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrja e ryshfetit, kontrabandimi si dhe vepra të ndryshime të natyrës së krimit të organizuar.

“Operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale. Veprimet janë zhvilluar në komuna të ndryshme dhe nuk kanë karakter etnik. Ditë më parë operacion i ngjashëm është realizuar edhe në Vërmicë/Prizren”, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Ministria sqaron se gjatë zhvillimit të operacionit kanë hasur në rezistencë të armatosur në komunën e Zubin Potokut nga disa grupe të armatosura, ku kishte mbetur i plagosur një polic me armë zjarri.

“Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut, ku grupe të armatosura po mbanin të bllokuara rrugët me anë të barrikadave të vendosura. Këto grupe kanë sulmuar Policinë me ç’rast një polic është i plagosur me armë zjarri. Pas veprimeve të duhura, policia ka mënjanuar barrikadat dhe ka vazhduar me operacionin”, sqaron MPB përmes komunikatës.

Gjatë largimit të barrikadave, sipas Ministrisë gjashtë qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta.

MPB tutje jep numrin e zyrtarëve policor të cilët janë arrestuar në dyshimin për vepra të ndryshme penale.

“Si rezultat i planit operativ të realizuar sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ka arrestuar deri tani 19 zyrtar policor të dyshuar për vepra penale”

Përveç zyrtarëve policor, gjatë këtij aksioni janë arrestuar edhe 6 qytetar dhe një shtetas rus, që kishte barikaduar veturën e UNMIK-ut si barikad në rrugë.

“Në barrikadën në Zubin Potok është arrestuar edhe një shtetas rus, bëhet fjalë për z.Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut”, thuhet tutje në komunikatën.