Xherdan Shaqiri Foto: Clive Rose/Getty Images

Mourinho e dëshiron Xherdan Shaqirin tek Manchester United

Manchester United është interesuar për të marrë shërbimet e futbollistit të njohur shqiptar Xherdan Shaqiri, shkruan The Sun.

Sipas kësaj të përditshme, menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka përcjellë ndeshjet e Shaqirit me Zvicrën në kampionatin botëror edhe i ka thënë shokëve të tij se është mahnitur nga lojtari.

Ndërsa edhe vet futbollisti, Shaqiri që momentalisht është pjesë e klubit Stoke City, që vitin e kaluar u larguan nga elita e futbolli anglez, iu është përgjigju gazetarëve që ai dëshiron të qëndroj në Angli.

“Unë dua të qëndroj në Premier League dhe ju do e kuptoni shumë shpejt klubin tim të ri”, ka deklaruar Shaqiri, shkruan The Sun.

Përveç Manchesterit, gjatë ditës së djeshme është raportuar që edhe Liverpool po interesohet për shërbimet e tij duke ofruar 12 milionë euro.

Shaqiri dhe Zvicra nuk arritën të shkojnë më tutje se 1/8 e finales në kampionatin botëror, pasi që u eliminuan nga Suedia.