Motoçiklisti godet shtyllën elektrike

Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pasi të martën në Dragash, gjatë ngasjes së automjetit, ka goditur një shtyllë elektrike.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 16 në Dragash.

“Raportohet se motoçiklisti nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e vetë aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar vetë motoçiklisti dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.