
Moti, vranët me mundësi të reshjeve të shiut
30.1.2019 - 07:56
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për të mërkurën.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe do të ketë reshje shiu dhe bore.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s.