Moti - Temperaturat gjatë ditës deri në 17 gradë

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-17 gradë Celsius,thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Era do të vazhdoj ta mbajë drejtimin e veriut dhe jugperëndimit, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 6m/s.