Moti sot, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Në bazë të ecurive sinoptike, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes./21Media