Rrugë e mbuluar me borë e ngrica - Ilustrim

Moti Sot, Reshje Shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot me vranësira dhe reshje shiu e bore do ta karakterizojn vendin gjatë pesë ditëve te ardhshme.

Reshjet parashihen të jenë në formë shiu e më tej masat e ajrit nga veriu dhe veriperëndimi do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale gjë që do të krijohen kushtet për reshje shiu dhe bore, kurse në viset malore do të ketë vetëm reshje bore dhe ulje të temperaturave minimale deri -7gradë Celsius.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve do të zbresin deri në -5 gradë Celsius, në viset e ulëta, derisa ata maksimalet e ditës parashihet të ngjiten deri në 9 gradë Celsius.

Reshjet do të ndërpriten diku vonë të martën për të vazhduar sërish ditën e enjte. Shtypja atmosferike do të ulët nën vlerat e normales.

Do të fryjë erë herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës nëpër disa lokaliteti mund të arrijë mbi 15m/s.